headerphoto

Prodhimet e Shalom Media



Dokumentar me pesë seri, "Jozueu"



Xhim Xhonston në Shqipëri


Xhim Xhonston është nënkryetar i CBMC Internacional. Ai ka ardhur në Shqipëri për herë të parë në vitin 1996, i ftuar nga UDSH (Unioni i Drejtuesve Shqiptarë që drejtohet nga vëlla Agron Shehu). Që nga viti 1997 ai është Ambasador Nderi i Shqipërisë pranë organizatës “Europartners” ( www.europartners.org)  ku UDSH aderon që në vitin 1994.


Gjatë vizitës së tij më të fundit në Shqipëri, në vitin 2009  (shiko videon) Xhim Xhonston dhe vajza e tij, Karolina, patën një takim me të rinj të krishterë të Institutit “Jeta e Re” (www.albaniaccc.org/AlbaniaCCC/Home)  që drejtohet nga vëlla Ylli Doci. Pastaj u zhvillua një takim pune me Shoqatën e Biznesmenëve të Krishterë - UDSH.  


Xhim Xhonston dhe e bija Karolina, i kaluan ditët e qëndrimit në Shqipëri duke shërbyer në projektin e Fondacionit “Fara e Shpresës” që drejtohet nga motër Vera Piperku. Projekti i këtij fondacioni suportohet financiarisht nga CBMC Irlandë.