headerphoto

VLERA E MARREDHENIEVE ME NJEREZIT

Nga: Jim Mathis
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Tetor 05, 2009
Shalom Media

Gjate karieres time ne biznes qysh heret e kam kuptuar se, ashtu sic cdo gje tjeter ne jete, edhe biznesi ka te beje kryesisht me marredheniet nder njerezore. Kur i hyra biznesit te fotografise ne vitin 1973, nje zoteri me i madh se une ne moshe, i quajtur Elgin Smith me mori “per dore “ dhe, si gjene me te pare, me prezantoi me njerez me te cilet une duhej te njihesha pa tjeter.

Qysh atehere rralle kam bere biznes me njerez qe nuk i kisha edhe miq. Une besoj se miqesia ose potenciali per miqesi duhet te jete prioritet. Gjitheshka lidhet me faktin se ke njeh ti dhe kush te njeh ty. U anetaresova ne dhomat e tregetise te Overland Park dhe Leawood dhe ne disa organizata te tjera me qellimin kryesor per te pasur kontakte me njerezit dhe per te pare se me ke mund te beja biznes dhe shoqeri bashke.

Thuhet se miqte me te vlefshem jane ata qe te krijojne atmosferen ku ti te shfaqesh me te miren e vetes tende. Miqesite e reja duhet te krijohen vetem pas nje kerkimi e hollesishem per njerez qe te japin kurajo, qe kerkojne me te miren per veten e tyre dhe per ata qe kane prane dhe prej te cileve mund te mesosh.

Kam kuptuar gjithashtu se eshte e rendesishme te jesh dikushi me te cilin te tjeret kane deshire te rrine e te bisedojne se sa te kesh vetem nje takem te caktuar aftesish profesionale. Ne fushen e muzikes psh. muzikantet qe marrin vendet me te mira te punes nuk jane domosdo ata qe kane cilesite vokale apo instrumentale me te mira, por jane ata te cilet u japin kenaqesi te tjereve kur i kane prane. Ne shkalle te ndryshme kjo vlen edhe per profesionet e tjera.

Kete fryme permban edhe “newsletter” qe une dergoj cdo jave me e-mail ne adresa te ndryshme. Mendoj se ky veprim eshte pjese kryesore e nje strategjie te mire marketingu, por ajo qe eshte edhe me e rendesishme eshte se pergjigjet qe marr me ndihmojne qe te percaktoj se me cilin do te parapelqeja te beja biznes. Ne qofte se dikush nuk shfaq interes per ate cka une bej, ka shume gjase qe edhe une te mos kem interes te bej biznes me te. Kjo me duket krejt normale.

Po deshe miq beju mik. Po deshe njerez qe te shfaqin interes per ty, edhe ti duhet te shfaqesh interes per ta. Kete pike Bibla e quan te rendesishme dhe per te flet shume. Ja disa shembuj mencurie:

Meqesia kerkon te jesh vete mik. Miqesia e vertete eshte nje marredhenie me leverdi reciproke si ne biznes ashtu edhe ne jeten personale. Duhet te japim aq sa marrim prej te tjereve. “Njeriu qe ka shume miq duhet gjithashtu te tregohet mik…” (Fjale te Urta 18:24).

Miqesia mund te krijoje me shume afersi se sa marredheniet famljare. Marredheniet tona familjare me prinderit, vellezerit, motrat, kusherinjte etj., jane te rendesishme, por shume here, per shkak te ngjashmerive ne mendim, te kohes qe kalohet bashke, te interesave te perbashketa dhe te luftes se perbashket, miqesia krijon lidhje me te forta. Pjesa tjeter e vargut te mesiperm thote,“…por eshte nje mik qe eshte me prane se nje vella” (Fjale te Urta 18:24).

Miqesia duhet te jete e qendrueshme. Gjithkush mund te sillet si mik kur gjerat shkojne mire e bukur. Por nje mik i vertete mbetet i tille edhe ne kohe te veshtira. “Miku te do ne cdo kohe, por vellai lind ne dite te veshtira” (Fjale te Urta 17:17).

Miqesia shpesh kerkon sakrifica. Nje mik i vertete perkushtohet edhe kur nuk sheh ndonje leverdi, madje edhe kur ky perkushtim i kushton shtrenjte. Shembullin me te plote per kete na e jep Jezu Krishti, i cili ka thene: “Askush s’ka dashuri me te madhe nga kjo: te jape jeten e vet per miqte e tij” (Gjoni 15:13).


Reflektim/Diskutim Pyetje
  1. Cilin ke mik te mire? Perse ate person e konsideron mik te mire?
  2. Cilat jane cilesite qe kerkon t’i kete miku yt? Si te duket ky lloj koncepti per miqesine kur e krahason me konceptin e njohur qe shprehet me fjalet ironizuese “shok biznesi”?
  3. A pajtohesh me percaktimin qe i behet miqesise duke u nisur nga Bibla?
  4. A te ka rastisur te perjetosh momente kur miqesia ka kerkuar sacrifice nga ana jote ose nga ana e mikut tend? Pershkruaje kete moment dhe ndjesite qe te ka shkaktuar ai.


SHENIM: Bibla ka edhe pasazhe te tjera posacerisht mbi kete teme:

Fjale te Urta 14:20, 16:28, 27:5-6, 10; Gjoni 15:14-15; Jakobi 2:23, 4:4

0 komente:

Post a Comment