headerphoto

SHPERBLIMI I NJE PUNE TE GJATE

Nga: Rick Boxx
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Tetor 19, 2009
Shalom Media


Gjate karieres tone profesionale ne i veme vetes disa objektiva per t’i arritur, por per shumicen e njerezve nje prej objektivave kryesore eshte dalja ne pension ne moshen 65 vjecare ose edhe me heret. Situata e sotme ekonomike e ka goditur rende kete lloj objektivi mbasi kriza financiare i ka detyruar miliona njerez qe te te heqin dore nga mendimi per tu larguar nga puna me deshiren e tyre pavaresisht se mund te kene mbushur moshen.

Megjithate, nje numer i madh nepunesish e biznesmenesh te moshuar vazhdojne ta fillojne diten e punes duke pasur ne mendje kohen kur me ne fund do te clirohen nga detyrimet dhe presionet e biznesit dhe do te fillojne nje jete me te rehateshme e me te shkujdesur. Kur kjo kohe vjen ata ia perkushtojne energjite e tyre veprimtarive te nje natyre tjeter si p.sh. lojes se golfit, kopeshtarise ose udhetimeve.

Pavaresisht se keta njerez kalojne ne nje faze te re te jetes se tyre, ata kane lene pas vite te tera pervoje dhe dijenish. Historia e Waldo McBurney (Ualdo MekBerni) nga Kuinteri i Kansasit, SH.B.A., e cila u be subjekt i portreteve televizive dhe artikujve te shume gazetave, eshte shume frymezuese:

Ne vitin 2006, MakBerni, atehere 104 vjec, u percaktua si punonjesi me i moshuar i kontinentit amerikan! Kariera e tij si punetor kishte filluar ne epoken e transportit me karroca kuajsh dhe kishte perfunduar ne epoken e kompjuterit. Rrogen e pare e kishte marre ne vitin 1915, ne moshen 13 vjecare kur punonte si kujdestar per kuajt qe terhiqnin nje makineri per shirjen e grurit. Ne vitet ’50 ai nisi nje biznes qe merrej me seleksionimin e farerave, te cilin e mbajti deri sa mbushi 91 vjec.

Ne kete kohe, ne vend qe te dilte ne pension, ai iu rikthye nje pasioni te vjeter te vet, atij te bleterritesit. Ngriti nje biznes per tregetimin e mjaltit te cilin e shiti vetem ne vitin 2008 kur, me ne fund, vendosi qe te jetonte me nje ritem disi me te qete. Vdiq ne korrik te atij viti, ne moshen 106 vjec duke lene pas nje numer rekord vitesh aktiviteti te mirefillte.

Eshte e qarte se MakBerni nuk vazhdoi te punonte per hir te nevojes per te siguruar te ardhura. Kishte te tjera motive. P.sh., qe ne femijeri atij i pelqente sporti i vrapimit dhe, ne moshen 65 vjecare, filloi te praktikonte garat e vrapimit te gjate. Mori pjese ne disa olimpiada radhazi ku fitoi 10 medalje te arta. Vazhdoi keshtu deri ne vitin 2004 kur shkroi librin autobiografik me titull, 100 vitet e mia te para: nje veshtrim pas nga vija e finishit.

MakBerni nuk beri nje jete tradicionale prej pasaniku, me zyren ne qender te qytetit, pak minuta larg nga dera e shtepise ku te shkonte me kembe ne forme shetitjeje. Ai nuk joshej aspak nga ideja per t’u shtriqur ne nje kolltuk te lekundshem, per t’u marre nga pak me lulet ne kopeshtin e shtepise apo per te kaluar kohen duke shetitur ngeshem ne park. MakBerni i kishte te gjitha mundesite financiare per t’i bere keto gjera, por ai ia kishte pare hajrin punes se mirefillte dhe sadisfaksionin e vertete e gjente vetem aty.

Mbreti Solomon, qe mbahet si njeriu me i mencur ne bote, me siguri qe do te kete pasur ne mend nje tip si MakBerni kur shkroi keshtu tek Predikuesit (5:19), " Kur Perendia i jep cdo njeriu pasuri dhe te mira dhe i jep gjithashtu mundesine t’i gezoje ato - kjo eshte nje dhurate e Perendise”. Dhe, me poshte, duke theksuar faktin se nje jete e mbushur me sadisfaksionin e punes ka nevoje te mbahet gjalle jo me kujtimet e shkeputura te se kaluares, por vetem me esencen e tyre shpirterore, qe nuk eshte gje tjeter vecse nje zemer me deshira te plotesuara, Solomoni vazhdon (5: 20), “Ne fakt ai nuk do qe t’i kujtoje shume ditet e jetes se tij sepse Perendia e mban gjalle ate me gezimin e zemres.”

Kur nuk resht se perdoruri aftesite dhe talentet qe t’i ka dhuruar Perendia, atehere gezimi i zemres rezulton te jete shume me i madh nga ai qe sjell arritja e nje objektivi sic eshte p.sh. dalja ne pension ne moshen 65 vjecare.
Derisa te kesh fryme mundohu te mos heqesh dore nga dhuratat e Perendise.


Reflektim/Diskutim Pyetje
  1. A ke bere plane per kohen e pensionit? Si e ke menduar ta kalosh kohen?
  2. Cfare mendon per rastin e Ualdo Makbernit?
  3. Si dhe pse mund te jete e vlefshme per ty eksperienca e MakBernit pavaresisht se je ne moshe te re dhe nuk mendon ende per kohen e pensionit?
  4. Si mendon se mund te vazhdosh t’i perdoresh aftesite dhe talentet e tua si edhe pervojen e grumbulluar pas daljes ne pension?


SHENIM: Ne rast se e ke Biblen dhe deshiron te lexosh me shume per kete teme, drejtoju pasazheve te meposhteme:
Numrat 8:23-26; Fjale te Urta 10:4, 12:24, 18:9; Predikuesit 11:6, 12:13-14; 2 Timoteut 2:20-21

0 komente:

Post a Comment