headerphoto

ARTI I TE PRITURIT

Monday Manna
Sherbim per komunitetin e biznesit
Nga: Robert J. Tamasy

A te bezdis pritja? Mua po. Durimi me soset shpejt, sidomos neper rradha. Megjithate, keto lloj bezdish nuk jane gje fare ne krahasim me agonine qe shkakton nje lloj tjeter pritjeje - pritja e cila motivin e saj e ka te zgjatur ne kohe.

Ne vitin 1981 familja ime u zhvendos nga Hjustoni i Teksasit ne Catanuga te Tenesise ku une kisha zene nje pune te re. Na duhej te shisnim shtepine dhe, duke menduar se do ta gjenim shpejt bleresin, kontraktuam shtepine e re ne Catanuga pa i pasur parate ne dore. Por shitja e shtepise u vonua shume dhe na u desh qe per nje vit te tere te paguanim taksat perkatese per dy shtepira si dhe interesin per nje kredi qe na u desh te merrnim per shtepine e re. Javet e para pritja per te shitur shtepine nuk perbente problem. Ne Hjuston tregu i shtepive funksiononte mire dhe ne cdo dite prisnim qe te merrnim telefonaten nga ndermjetesi qe te na lajmeronte per kryerjen e shitjes. Por, ndersa kalonin jo vetem javet por edhe muajt, pritja filloi te behej gjithnje e me e rende, sidomos tek shikonim kuleten e kursimeve tona modeste qe rrudhej pas cdo shpenzimi per pagesat e taksave te dyfishta...

Ka pasur edhe raste te tjera kur pritja me eshte dukur vertet e rende: psh. kur kam qene ne pritje te nje pune te re, te nje pergjigjeje nga botuesi per vepren qe kisha cuar per botim, te nje sasie parash te destinuara qe me pare per te paguar nje borxh, te numerimit te diteve e oreve para nje operacioni te rende kirurgjikal, te nje telefonate vendimtare te nje njeriu te dashur e keshtu me rradhe... Ne sejcilin prej ketyre rasteve pritja me eshte dukur tmerresisht e veshtire dhe torturuese.

Edhe sot e kesaj dite, megjithese komunikimi midis njerezve eshte bere kaq i shpejte, pritja vazhdon te jete nje realitet i perditshem. Njerezit nuk kane mundur te shpetojne dot nga ankthet qe ajo shkakton. Ne restorant duke pritur kamarierin, ne posten elektronike duke pritur nje pergjigje nga nje klient, para telefonit duke pritur nje lajm per dicka te rendesishme ne jeten tende,etj., njeriu kapet nga ankthi, minutat i duken ore dhe oret dite te tera... Stres i madh.

Si i behet kesaj pune? Eshte interesante te shohesh se sa shume flet per agonine e pritjes libri i Isaias i Testamentit te Vjeter. Ne kete liber te Bibles tregohet se si, ne procesin e te priturit, besimi tek Zoti eshte vendimtar per te sheruar ankthet. Ja si konkludohet aty:

  • Zoti vepron ne baze te programit te Tij dhe jo tonit. Shpesh pergjigjet e Zotit vine me vone nga sa do deshironim ne, por ato vine patjeter. “Zoti vonon, por nuk harron”, thote populli, ndersa Bibla shkruan, “Une pres Zotin… Kam shprese tek Ai” (Isaia 8:17).

  • Zoti shpesh na pergjigjet ne menyra te paimagjinueshme per ne. Pergjigjet qe Ai na jep per hallet dhe nevoja tona nganjehere jane ndryshe dhe madje me te mira nga sa kemi shpresuar. “Ate dite do te thuhet: ‘ja ky eshte Perendia yne: tek Ai kemi shpresuar dhe Ai do te na shpetoje. Ky eshte Zoti tek i cili kemi shpresuar; te ngazellojme dhe te gezohemi ne shpetimin e Tij” (Isaia 25:9).

  • Zoti na e shperblen gatishmerine tone per te pritur. Shpesh ne kapemi nga yshtja per t’i pershpejtuar etapat drejt nje zgjidhjeje qe presim te ndodhe, por vetem durimi ne veprimin e Zotit mund te na shperbleje realisht per ate zgjidhje. “Zoti do te prese per t’ju meshiruar; pastaj Ate duhet ta lartesoni qe t’i vije keq per ju... Lum te gjithe ata qe kane shprese tek Ai” (Isaia 30:18).

  • Zoti u jep force atyre qe presin pergjigjen prej Tij. Ndodh qe pritja e gjate te na lodhe, te na i shteroje forcat tona fizike, emocionale dhe shpirterore. Por nese besojme ne axhenden qe Zoti ka per ne, atehere ai do te na i riperterije fuqite tona te durimit. “…por ata qe shpresojne tek Zoti fitojne forca te reja, ngrihen me krahe si shqiponja, vrapojne e nuk lodhen...” (Isaia 40:31).

Reflektim/Diskutim Pyetje
1. Si e perjeton ti pritjen? A te irritojne vonesat e rastit, apo pergjithesisht je tip i durueshem? Mundohu te shpjegohesh ne pergjigjen tende.

2. Mendo per nje rast nga jeta jote kur te eshte dashur te presesh gjate e me ankth per dicka te rendesishme. Si je ndjere?

3. Kur te eshte dashur te presesh per nje ceshtje me rendesi te jetes tende, a ke menduar se besimi tek Zoti mund te ndikoje ne menyren e perjetimit te pritjes? Nese po, ne c’menyre?

4. Cili nga pasazhet e librit te Isaias te duket me i perputhshem me menyren se si ti e perjeton pritjen me besim tek kujdesi i Zotit per te te dhene pergjigjen ne kohen e percaktuar prej tij dhe jo prej teje?

Shenim: Nese e ke Biblen dhe kerkon te mesosh me teper ne lidhje me kete teme, atehere mund te lexosh edhe tek:
Psalmet 37:7, 9, 34; Psalmet 27:14, 46:10; Isaia 33:2, 49:23, 64:4; Filipianet 3:20, 4:6-7



1 komente:

virgjil said...

Ju jam mirenjohes per sherbimin tuaj fisnik.

Post a Comment